Komuna e Prizrenit shpenzoi 36 mijë e 78 euro për dekorimin e qytetit këtë fundvit

36 mijë e 78 euro është shuma që ndau komuna e Shaqir Totajt, Prizreni, vetëm e vetëm që qyteti të duket sa më bukur për festat e fundvitit, raporton Gazeta Nacionale.

Prizrenasit dhe vizitorët e tjerë mund t’i shijojnë këto pamje vetëm deri më datën 15 janar 2023.

Kostoja e projektit është 36,078.00 €. Kompania Multi Business Group SHPK, Prizren, e ka fituar tenderin për dekorimin e qytetit këtë vit. Rregullimi i projektit ka filluar me datë 6 dhjetor dhe ka përfunduar me datë 17 dhjetor, ndërsa elementet e vendosura do te rijnë deri në përfundim të festave deri me datë 15 Janar 2023”, ishte kjo përgjigja e Komunës së Prizrenit dhënë Nacionales.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit