GVV në Prizren ndan dhurata për strehimoren e grave dhe fëmijëve

Vajzat dhe gratë e Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Prizren, të kryesuar nga kryetarja, Nora Fetoshi sot vizituan Qendrën Strehimore për Gra dhe Fëmijë ku dhe ndanë disa dhurata për fundvit.

Me këtë rast, kryetarja Fetoshi, duke e falënderuar drejtoreshën e qendrës Jubilea Kabashi për mirëpritjen, i shprehi përkrahje të vazhdueshme nga ana e GVV-së në Prizren.

Nga ana tjetër, drejtoresha e qendrës Jubilea Kabashi, e falënderoi kryetaren Fatoshi për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë dhe në veçanti të Ministrisë së Drejtësisë duke ofruar grante për këtë strehimore.

Në fund, kryetarja Fetoshi dhe drejtoresha Kabashi, u dakorduan që të zhvillojnë takime më të shpeshta me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit