Pas mbarimit të Botërorit, tifozja e zjarrtë e Kroacisë shfaqet në krahët e reperit Drake në festën e DiCaprios

Modelja kroate Ivana Knoll ishte e gjitha e buzëqeshur teksa mori pjesë në festën e Leonardo DiCaprios në Miami të mërkurën mbrëma.

26-vjeçarja, e cila u quajt si ‘tifozja më seksi e Kampionatit Botëror’, u pa e veshur me një kostum të zi, i cili ekspozonte dekoltenë e saj të bollshme.

Reklama

Teksa po festonte me yje të famshëm të listës A, ish-Miss Kroacia u lajmërua në Instagram për të ndarë me ndjekësit e saj një fotografi me reperin e famshëm kanadez, Drake.

Me flokët e errëta dhe plot shkëlqim që i vërshonin rreth fytyrës dhe mbi supe, ajo pozoi përkrah mega yllit, i cili gjithashtu ishte i veshur me të zeza.

Për mbishkrimin e saj, bukuroshja përdori një emoji zjarri dhe etiketoi artistin në fotografinë e publikuar.

Kostumi i Ivanës kishte një prerje të madhe te pjesa e gjoksit dhe gjithashtu te ajo e barkut të saj të tonifikuar.

Veshja e ngushtë ishte pa shpinë të hapur dhe e prerë tek kyçet e saj, ndërsa tifozja kroate kishte mbathur gjithashtu një palë taka të zeza me majë.

Ivana, e cila u bë e famshme në rrjetet sociale pasi mori pjesë në ngjarjen sportive katërvjeçare, kishte vënë gjithashtu një gjerdan diamanti.

Mbretëresha e bukurisë mbante një orë në dorën e djathtë dhe mbante një çantë të vogël jeshile me një rrip zinxhiri.

Fytyra e saj ishte tërësisht e grimuar dhe e kompletuar me një buzëkuq të kuq të theksuar.

Ndërsa gara e futbollit përfundoi, Ivana tha: “Kampionati Botëror ishte i mrekullueshëm dhe jam e trishtuar që pothuajse ka përfunduar”.

Dhe në lidhje me rritjen e saj të shpejtë të numrit të ndjekësve në rrjetet sociale, ajo shtoi: “Për sa i përket llogarisë sime në Instagram, nuk mund ta kisha ëndërruar se kjo mund të më ndodhte mua”. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit