4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vdes Gianluca Vialli

Përsëri zi në botën e futbollit. Gianluca Vialli ish-sulmuesi i Sampdoria, Juventus, Chelsea dhe Kombëtares italiane u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare. Prej pesë vitesh ai po luftonte me kancerin e pankreasit.

Vialli kishte njoftuar disa javë më parë përmes faqes së Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) një shkëputje nga roli i kreut të delegacionit të Kombëtares.

Më pas erdhi lajmi nga kryeqytetin anglez (ku ish-sulmuesi jetonte për shumë vite) ku kushtet e tij ishin përkeqësuar. Pikërisht pas një përkeqësimi të ri të gjendjes shëndetësore, Vialli u shtrua në një klinikë të Londrës ku iu bashkua edhe nëna e tij.

Ndarja e tij nga jeta vjen në pak kohë pasi futbolli është përshëndetur me legjendën Pele dhe një tjetër ish-lojtar dhe trajner të spikatur si Sinisa Mihajlovic.

Vialli, një nga sulmuesit më të mëdhenj të futbollit italian

Vialli ishte një nga sulmuesit më të mëdhenj të futbollit italian, midis viteve 80 dhe 90. Ai bëri historinë e këtij sporti aq shumë sa që në vitin 2015 u fut në “Hall of Fame”.

I lindur në Kremones, ai luajti për katër vjet me fanellën gri-kuqe, duke siguruar ngjitjen në Serie A. Më pas ai u transferua te Sampdoria ku do të vishte fanellën e tyre deri në vitin 1992.

Në sezonin e parë ai fitoi Kupën e Italisë, por pika ktheses në karrierën e tij erdhi kur, Vujadin Boskov mbërriti në stolin e klubit ligurian dhe e rreshtoi si sulmues të parë.

Vialli, së bashku me Roberto Mancini-n, formon një nga çiftet më ikonikë në futbollin italian dhe me fanellën e Sampdoria-s dy kampionët fitojnë Scudetton në sezonin 1990-1991.

Ai atë vit u bë edhe golashënuesi më i mirë në Serie A me 19 gola. Një vit më pas, Samp gjithashtu arriti në finalen e Kupës së Kampionëve, por Barcelona e mundi në “Wembley”.

Ndeshja historike e luajtur në Londër do të ishte ndeshja e fundit e Vialli-t me fanellën e Sampdorias, ku numëroi 223 ndeshje dhe 85 gola.

Më pas vjen transferimi te Juventus. Vialli u vesh bardhezi për shumën rekord prej 40 miliardë lireta dhe formoi me Roberto Baggio dhe Fabrizio Ravanelli një treshe yjesh. Vitin e ardhshëm Alessandro Del Piero do t’i bashkohet Juve-s, duke rritur kështu aftësitë teknike të një ekipi tashmë shumë të fortë.

Gianluca Vialli, Photo: imago images

Sezoni i parë megjithatë, pavarësisht triumfit në Kupën UEFA, nuk ishte plot kënaqësi (edhe për shkak të disa dëmtimeve) ndërsa në atë vijues Vialli u pështat plotësisht edhe falë drejtimit teknik të Marcello Lippi-t.

Vetëm në sezonin 1994-1995 Vialli do të fitojë Scudetto-n e tij të dytë dhe Kupën e katërt të Italisë. Megjithatë, sezoni i paharrueshëm ishte sezoni i fundit si bardhezi, kur së bashku me Del Piero-n dhe Ravanelli-n dërguan Juventus-in drejt triumfit në Champions League.

Finalja në Romë kundër Ajax-it është legjendare, me Juve-n që mund holandezët me penallti. Do të ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e Juventus-it me të cilët kishte luajtur 145 ndeshje dhe kishte shënuar 53 gola.

Aventura te Chelsea

Pjesën e fundit të karrierës së tij Vialli do ta luante në Angli me fanellën e Chelsea-t së bashku me Gianfranco Zola dhe Roberto Di Matteo.

Në vitin e tij të parë me blutë ai fitoi Kupën FA dhe në vitin pasues, në rolin e dyfishtë të lojtarit dhe menaxherit, ai udhëhoqi klubin anglez për të triumfuar në Kupën e Ligës dhe Kupën e Fituesve të Kupave.

Një vit më pas Chelsea do të mundë Real Madrid-in në finalen e Superkupës së Europës dhe në Premier League do të humbasë vetëm tre ndeshje duke përfunduar në vendin e tretë me 75 pikë prapa Manchester United (79) dhe Arsenal (75).

Në fund të sezonit, Vialli do të vendosë të tërhiqet nga futbolli. Ai do të vazhdonte të drejtonte Chelsea-n deri në shtator 2000 përpara se të zëvendësohej nga Claudio Ranieri.

Kombëtarja: nga debutimi në 1985 deri në Netët Magjike të ’90

Vialli pati një paraqitje të shkëlqyer edhe me kombëtaren italiane. Grumbulloi 59 paraqitje dhe shënoi 16 gola.

Debutimi i tij daton më 16 nëntor 1985, në moshën vetëm 21-vjeçare, në ndeshjen e humbur ndaj Polonisë 1-0. Enzo Bearzot gjithashtu e thirri atë për Kupën e Botës 1986 në Meksikë, duke bërë katër paraqitje.

Vialli do të bëhet më pas një nga simbolet e Italisë në drejtimin e mëpasshëm, atë të Azeglio Vicini. Më 24 janar 1987 ai do të shënojë golin e parë me blutë kundër Maltës. Ai gjithashtu merr pjesë në Kampionatin Evropian 1988 dhe është përfshirë në ekipin e turneut.

Më 26 prill 1989, Vialli do të luajë ndeshjen e tij të parë me shiritin e kapitenit kundër Hungarisë. Në vitin 1990, në Kupën e Botës në shtëpi, së bashku me Mancini-n dhe Baggio-n, ai udhëhoqi Italinë deri në gjysmëfinale, e cila më pas humbi në Napoli kundër Argjentinës së Maradona-s.

Roli në Federatën Italiane të Futbollit

Më 9 mars 2019, ai u emërua nga FIGC, së bashku me Francesco Totti-n, si ambasador italian për Kampionatin Evropian 2020.

Që prej nëntorit 2019, ai i është bashkuar rradhëve të FIGC-së si kryetar i delegacionit të kombëtares italiane, me trajner ish-partnerin e tij, Mancini.

Me këtë rol, zyrtarisht si menaxher, jozyrtarisht si këshilltar, në verën e vitit 2021 merr pjesë në ekspeditën fitimtare italiane në kampionatin evropian 2020 (u shty nga COVID dhe u luajt në 2021), duke u dalluar si një figurë udhëheqëse në dhomat e zhveshjes dhe si një “shembull i gjallë” për të gjithë ekipin.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Lajmet e Fundit