Sokoli e konfirmon se është pranë Malishevës

“Hallakamë” e madhe te Malisheva. Klubi i Superligës së Kosovës raportohet se ka ndarë rrugët me trajnerin Sami Sërmaxhaj.

Malisheva nisi përgatitjet për stinroin pranveror më 3 janar, por Sërmaxhaj nuk pranoi të udhëtojë me skuadrën në Turqi, raporton FrontOnline.

E gjithë kjo për shkak trajnerit nuk i ishte deponuar kontrata në FFK, dhe për këtë shkak, palët ndanë rrugët.

Megjithatë, Malisheva nuk është ndalur dhe është bërë me trajner të ri.

Bylbyl Sokoli, trajneri i mirënjohur kosovar, do ta marrë drejtimin e Malishevës për stinorin pranveror.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet Sokoli për FrontOnline.

“Momentalisht jam në tavolinë me drejtuesit e klubit të Malishevës. Gjithçka do të finalizohet pas pak”, deklaroi të mërkurën Sokoli për portalin.

Ndryshe, Sokoli ka drejtuar shumë skuadra të futbollit të Kosovës.

Prishtina, Flamurtari, Gjilani, Ferizaj, Vllaznia e Pozheranit janë vetëm disa nga klubet që ka drejtuar “Profa”.

Ndryshe, pas 18 javësh në elitën e futbollit kosovar, Malisheva ndodhet në vendin e tetë me 19 pikë të tubuara./FrontOnline/

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit