Deputetja e Kuvendit të Kosovës jep shpresa për Trustin

Deputetja nga radhët e komunitetve, Duda Balje thotë se nesër do të votoj për tërheqjen e parave nga Trusti.

“Dua të mendoj pozitivisht dhe po dua të mendoj se do të kalojë. Unë i kam dhënë përkrahje edhe në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, përkrahje do të jap edhe nesër”, tha Balje.

Balje shtoi për GazetaBlic se çështja e Trustit tani është më ndryshe se herën e kaluar, pasi siç e cek Trusti shkon në Kuvend nga nënshkrimet e qytetarëve.

Balje shtoi se qytetarët e kanë vërtetuar se kanë nevojë për ato mjete dhe sipas saj duhet të përkrahet.

“Mendoj se këtë herë Trusti ka ardhë në Kuvend në mënyra pak më ndryshe se herën e parë, kemi Trustin me nënshkrime të qytetarëve të cilët ata kanë vërtetu se kanë nevojë për ato mjete”, tha Balje.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit