Pas lirimit nga akuza, reagon ish-drejtori i urbanizmit në Prizren

Ish-drejtori i Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, ka reaguar pas lirimit të tij nga akuza në rastin njohur si “Infrakos”.

Prokurori i Shtetit kishte ngritur aktakuzë ndaj shtatë të dyshuarve, zyrtarë komunalë në Prizren dhe në Ndërmarrjen Publike “Infrakos” më 31 dhjetor të vitit 2019.Rasti “Infrakos” ishte njëri nga rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu aktakuzën e ka konsideruar si të rrëzuar.

“Pas një aktakuze të njohur si rasti Pronto, sot jam liruar edhe nga aktakuza e “Infrakos”. Nga rrugëtimet e gjata për drejtësi, ka mbetur edhe një rast ku prokuroria ka kontrabanduar një ekspertizë edhe ai rast jam i bindur se do të ketë epilogun si në rastet që tashmë që jam shpallë i pafajshëm” – ka shkruar ai në Facebook.

Dje, Gjykata e Prizrenit i ka liruar nga akuza ish-sh-zyrtarët komunal të Prizrenit dhe zyrtarët e Infrakos-it.Të akuzuar në këtë rast ishin katër ish-drejtorë komunal të Prizrenit, sa këtë komunë e drejtonte Ramadan Muja, një inspektor dhe dy zyrtarë të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”.

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Lajmet e Fundit