10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Basketboll, sot zhvillohen dy super ndeshje

Sot, do të zhvillohen dy ndeshje të zjarrta në kuadër të javës së 19-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Trepçës, transmeton Klankosova.tv.

Dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe synojnë titullin e kampionit, duke e bërë këtë ndeshje edhe më të rëndësishme.

Pejanët këtë edicion kanë 13 fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit nëntë fitore e nëntë humbje. Në dy takimet mes këtyre skuadrave fitore shënuan verdhezinjtë.

Java e 19-të përmbyllet me përballjen mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit.

Kampioni numëron 14 fitore radhazi dhe me 32 pikë është lider, kurse kuqezinjtë kanë shtatë fitore e 11 humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 19

E diel

17:00 Peja – Trepça

19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

 

Më Shumë

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Lajmet e Fundit