Befasia e këndshme, pjesëtari ukrainas i rojeve kufitare viziton familjen – nuk mungojnë lotët e gëzimit

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumica e burrave dhe grave që iu përgjigjën ftesës për ta mbrojtur vendin, nuk kanë patur rastin të takojnë më të dashurit e tyre apo të kenë ndonjë informacion nëse janë gjallë dhe në ndonjë rajon më të sigurt.

Disa thonë se telefoni u mbetet mjeti i vetëm për të mbajtur kontakte, e të tjerët pretendojnë se vazhdimisht brengosen nëse do të dëgjohen sërish – për faktin se ushtria ruse vazhdimisht godet ndërtesat kolektive, transmeton Telegrafi.

Megjithatë një pjesëtarë që është pjesë e rojeve kufitare, kishte arritur të gjej disa minuta që t’i bëjë një befasi të këndshme familjes së tij.

Ai u shfaq pa ndonjë paralajmërim para derës së apartamentit ku jetojnë gruaja dhe fëmijët e tij. Ushtari i identifikuar si Ken, mbante në duar lule për gruan dhe disa lodra për fëmijët.

Ky moment emocionues është realizuar me kamerë amatore, ku nuk mungonin lotët e gëzimit kur ky pjesëtar i rojeve kufitare u shfaq para derës së apartamentit. /Telegrafi/

Më Shumë

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit