16.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Vlera e koeficientit 105 euro, mësuesi i merr 588 euro pagë bruto

Sot kryeministrit Albin Kurti, në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, ka treguar se vlera e koeficientit është 105 euro.

Në bazë të kësaj page, tashmë mund të llogaritet paga bruto dhe neto e mësimdhënësve në shkollën filore dhe të mesme të ulët.

Koeficienti i këtij sektori është 5.6. E kur një koeficient i tillë shumëzohet me vlerën e koeficientit 105 euro, atëherë paga e mësuesit del të jetë 588 euro bruto (pa shtesat e tjera të përvojës).

Sipas kalkulatorit të ATK-së, paga neto e mësuesit do të jetë 524 euro e 94 centë neto, pa llogaritur shtesat e përvojës, të cilat janë individuale.

Ndërsa profesorët e shkollës së mesme do të paguhen 609 euro bruto, ndërsa 542 euro e 90 centë (pa shtesat e tjera si p.sh. të përvojës).

Duhet të sqarojme se mbi këto vlera të pagave llogariten edhe shtesat që mësimdhënësit kosovarë marrin për përvojen e tyre dhe të tjera shtesa eventuale.

Çka tha Kurti?

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, deklaroi se me anë të Ligjit të ri për Paga, do të preken rreth 82 mijë zyrtarë publikë.

“Në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, punës dhe transfereve, ai do të jetë 110.” – deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Më Shumë

Lajmet e Fundit