Mbi 1.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan , ka njoftuar se vetëm në Turqi kanë vdekur afro 912 persona, më shumë se 5300 të tjerë janë lënduar nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.

 

Tërmeti me magnitudë 7.8 ,goditi në orët e para të së hënës ndërsa njerëzit ishin në gjumë ndërkohë që janë regjistruar edhe disa dridhje tjera të intenzitetit më të ulët, raporton CNN, transmeton RTKlive.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në pjesën më të madhe të Turqisë jugore.

Kjo është fatkeqësia më e madhe e vendit që nga viti 1939, tha Erdogan para gazetarëve.

Ndërkaq në  Sirinë fqinje, të paktën 386 njerëz raportohet se vdiqën , kryesisht në rajonet e Alepos , Hama, Latakia dhe Tartus.

Numri i të vdekurëve dhe të lënduarëve pritet të rritet, pasi shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.

 

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit