Gerrard është afër ta marrë drejtimin e klubit të Premier Leauge

Legjenda e Liverpool-it, Steven Gerrard, është gati ta provojë aventurën e dytë si trajner në Premier Leauge dhe të tretën në karrierën e tij.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, Leeds United e ka kontaktuar Gerrard-in për ta emëruar trajner të tyre.

Pas shkarkimit të Jesse Marsch klubi ende nuk ka gjetur pasuesin e tij dhe kjo për shkak të formës së skuadrës, ndërsa Gerrard, sipas mediave britanike, është i gatshëm të marrë drejtimin e Leeds.

 

 

Ish-kapiteni i Liverpool është i papunë nga tetori vitit të kaluar, kohë kur u largua nga Aston Villa dhe gjatë kësaj jave pritet që palët të vendosin për të ardhmen.

Gerrard pati një përvojë të suksesshme si trajner i skocezëve ta Rangers, ku gjatë periudhës qershor 2018 – nëntor 2021 e drejtoi klubin në 193 ndeshje, prej të cilave 65 për qind ishin fitore.

Ndërkohë, te Aston Villa, Gerrard e drejtoi klubin në 40 ndeshje, ku mori 13 fitore, tetë barazime dhe 10 humbje.

Kujtojmë që Leeds United aktualisht mban vendin e 17-të në Premier Leauge me 19 pikë, një më shumë se zona e rrezikshme. /Albanianpost.com

 

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Lajmet e Fundit