8.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Avdyli krenohet: Disa kriminelë i arrestuam, disa ia mbathën në prehër të Vuçiqit

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, është shprehur tejet krenar me arritjet e Qeverisë së Kosovës

Ai pas shkatërrimit të tri laboratorëve të drogës në veri, ka thënë se i kanë arrestuar disa kriminelë, e disa sipas tij, ia kanë mbathur nga Kosova.

POSTIMI:

Qe 2 vite Vuqiqi dhe tellallët e tyre në Kosovë, reagonin me pezm për dërgimin e forcave policore në veri.

Këta brenda thonim po destabilizohet Kosova e tutorët e tyre në Serbi thonin po kërcënohen Serbët “paqësor”.

Kosova nuk u destabilizua por po shkatërrohen plantacionet e drogës e po vendoset ligjshmëria.

Serbët si preku askush por po shkatërrohen grupet kriminale. Disa kriminelë ia mbathën në prehër të Vuqiqit e disa u arrestuan.

E dimë që dikujt po i prishet strofulla e fshehtë të fitimeve të paligjshme , e ndoshta edhe financimet politike por ligji e rendi ska alternativë.

Më Shumë

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

Totaj: Kariga ku ulej nana mbeti e zbrazët!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij dhe...

Lajmet e Fundit