6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Zafir Berisha: Lufta UÇK-së dhe gjaku i dëshmorëve e solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha , ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Rruga deri te 17.02.2008 ka qenë e gjatë dhe e mundimshme, me shumë sakrifica të gjeneratave të tëra ndër shekuj, me vuajtje të popullit shqiptarë deri në vetëflijim”, shkruan Berisha në Facebook.

“Lufta titanike e UÇK-së dhe gjaku i dëshmorëve, bëri që Kosova të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga thundra e okupatorit serbo-sllavë, i cili bëri gjenocid mbi popullin tonë”.

“Si pjesëmarrës në këtë ngjarje historike dhe nënshkrues i DEKLARATËS SË PARËSISË, unë nuk kam përfaqësuar veten, por kam përfaqësuar vendlindjen ku linda, u rrita dhe u frymëzova për liri, Vërrinin, Prizrenin dhe Kosovën, si dhe gjithë sakrificën e mijëra djem e vajzave që vaujtën nëpër burgjet e okupatorit serb”.

“Kam përfaqësuar luftëtarët dhe invalidët e UÇK-së dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe shqiptarëve ndër breza kudo që jetonin, për liri dhe shtet të pavarur e sovran”.

“Këtë urim ja dedikoj bashkëluftëtarëve të UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen të burgosur nga mostrumi politik në Hagë, i cili u formua me dosje dhe shpifje të Serbisë dhe argatëve të tyre në Kosovë!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Lajmet e Fundit