16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Nata e trishtë bartë dhembje

Qazim Thaçi

Kur era e vendlindjes  të mbush,

me dashuri  e dhembje bashkë.

Si ta ndash gëzimin nga trishti,

duke kujtuar dasmën e vdekjen.

Në të njëjtën të enjte që

plakat e quanin të bardhë si kohë vade.

Kur dhembja e zë derën si ortek i moçëm,

Me borë e akull strehëve të kullës.

Bregut të Drinit edhe kënga merr,

kodin e këngës  plotë mall rinie.
Qielli ngrysur grindet me retë,

për amanetin si hajmali pagane.

Nata e trishtë bartë dhembjet,

Për agun e mbarsur me vajtim.

Kahdo të shkosh ëndrrat kujtim

për vendlindjen se një të dytë nuk ka.

Mbi trapazan kur lotin e derdhnin burrat,

pesha e fjalës bëhej  be e besë .

Plisit i vihej një shami nderi

Për të kujtuar dashurinë e vendlindjes

E tash pas kaq dekadash ajo sy bukura e

bënë tërmetin shpirtëror si vesë agimi.

Duke kaltëruar qiellin e retë i shëndrron

Në shpresë jete, për të harruar tmerrin.

Ajo i zëvendëson ato mijëra libra të djegur,

në luftën e lirisë dhe jetës i jep ngjyrën.

Tash kur vargon çaste e vargje dashurie

Sepse me botën e madhe e plotëson jetën.

Vetëm asaj s/mund ti thuhet lamtumirë

Edhe kur vdekjen mund ta kesh afër

Ajo ka aromën e jetës në sy e në gjuhë

Ka botën e lumturinë në shpirt e porosi.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit drejt titullit, presin Pejën 03 në finalen e katërt në Prizren

Bashkimi rikthehet në parket për ndeshjen e katërt finale të Play-Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku do të përballet me...

Totaj: Prezenca e nënës më jep siguri, është ndjenjë e pazëvendësueshme

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë ndjesitë e tij personale dhe kujtimet e dashura për prindërit në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ai ka...

Lajmet e Fundit