18.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Peja fiton me spektakël ndaj Ponte Prizrenit

Peja ka shënuar fitoren e parë me trajnerin e ri, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 115:79 (30:17, 23:25, 27:19, 35:18), në javën e 23-të të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte ndeshja për trajnerin izraelit te verdhezinjtë, Rami Hadar.

Verdhezinjtë e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 8:2 dhe vazhdimisht ishin në epërsi në çerekun e parë, që e fituan bindshëm këtë pjesë 30:17.

Periudha e dytë ishte më e barabartë, por sidoqoftë lojën e kontrolluan vendasit, që nuk lejuan epërsinë të shkrihej ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 53:42.

Pejanët shkëlqyen në pjesën e dytë, duke qenë bindshëm më të mirë se prizrenasit që assesi nuk gjetën lojën e tyre. Mbrojtja dhe sulmi funksionoi te vendasit që triumfuan në fund 115:79.

Te Peja u dalluan Jalen Tate me 29 pikë, David Joseph me 27 pikë dhe Brad Ëaldoë me tetë pikë e 20 kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni më i miri ishte Adam Grant me 23 pikë e dhjetë kërcime.

Peja ka 16 fitore e shtatë humbje, ndërsa e kundërta është me Ponte Prizrenin, që ka shtatë fitore e 16 humbje.

Më Shumë

Komuna e Malishevës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Hajdin Berishës

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, ish-drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ushtarit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare...

Rahoveci 029 përfundon me sukses testet mjekësore para sezonit të ri

Klubi basketbollistik Rahoveci 029 ka njoftuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë përfunduar me sukses kontrollet mjekësore në prag të sezonit të ri...

Lajmet e Fundit