Të shtëna me armë zjarri në Planejë, policia gjen 12 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Planejë të Prizrenit, gjë e cila ka shqetësuar banorët e asaj zone.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se dikush nga banorët ka njoftuar policinë lidhur me rastin dhe si rrjedhojë një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Gjatë ekzaminimeve për të zbardhur rrethanat e rastit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 12 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Lajmet e Fundit