9.9 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Surprizë në kontratën mes Mbappe dhe PSG

Kylian Mbappe rinovoi verën e kaluar me PSG-në, duke e lënë Real Madrid-in në baltë me të cilin dukej se ishte shumë afër nënshkrimit.

Sulmuesi francez nënshkroi një kontratë të re me klubin francez deri në vitin 2024, por pothuajse nga e njëjta ditë, emri i Real Madrid-it u rishfaq si destinacion i tij herët a vonë.

Thashethemet për interesimin e të bardhëve për Mbappe vazhdojnë të jenë shumë të forta dhe “L’Equipe” shpjegon se si është situata e sulmuesit tani te PSG.

Kontrata e rinovuar mes Mbappe dhe PSG ka një klauzolë rinovimi automatik që duhet të aktivizohet nga vetë lojtari. Gazeta franceze sqaron se Mbappe do të njoftojë në fund të sezonit nëse do ta aktivizojë këtë klauzolë apo jo. Nëse e bën, do të marrë 100 milionë euro për klauzolën e besnikërisë që përfshihet në kontratë.

Megjithatë, “L’Equipe” zbulon se kjo mund të ndryshojë dhe në favor të PSG-së. Nëse skuadra parisiene fiton Champions League, rinovimi i Mbappe-së do të aktivizohet automatikisht deri në vitin 2025 pa mundur të bëjë asgjë lojtari.

Në Francë e kanë të qartë se sulmuesi do të vazhdojë te PSG-ja të paktën deri në vitin 2024 dhe këtë verë nuk do ta lënë të largohet, cilado qoftë oferta që të vënë në tavolinë.Albanian Post

Më Shumë

Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, arratisem në studion e skulpturës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të dielën e kalon duke punuar në studion e skulpturës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt...

Totaj: Jam i hapur për koalicione në Prizren, përjashto LVV-në dhe Emilia Rexhepin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, Shaqir Totaj, ka theksuar se ka arritur marrëveshje me qytetarët e këtij qyteti për të shkuar në...

Lajmet e Fundit