11.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Karlo Taljavini / Studiuesi i gjuhës shqipe në Dalmaci

Karlo Taljavini (Carlo Tagliavini, 1903–1982). Ai ishte gjuhëtar italian, romanist, ballkanolog e albanolog. Profesor në Universitetin e Padovës, ku mbajti për shumë vjet ligjërata të rregullta për gjuhën e për letërsinë shqipe.

Ka botuar studime e artikuj për çështje të dialektologjisë, të leksikologjisë historike, të historisë së gjuhës shqipe dhe të gjuhësisë shqiptare. Ka shkruar vështrime të përgjithshme për shqipen në enciklopedi, përmbledhje e vepra të ndryshme, ka mbajtur për disa vjet (nga 1941) rubrikën bibliografike për albanologjinë dhe ballkanistikën, në organin “Indogermanisches Jahrbuch”. Me veprën “L’albanese di Dalmazia”, Firence, 1937 (“Shqipja e Dalmacisë”), dha ndihmesë për njohjen e së folmes shqipe të Borgo Ericos (Arbëneshit) afër Zarës.

Në punimin “Stratificazzione del lessico albanese. Elementi indoeuropei”, Bolonjë, 1965 (“Shtresëzimi i leksikut të shqipes. Elementet indoeuropiane”), pjesë e kursit të tij universitar për gjuhën shqipe, dha ndihmesa dhe për studimet etimologjike në fushë të shqipes, duke vënë në dukje përfundimet e arritura në periudhën pas botimit të “Fjalorit etimologjik” të Gustav Majerit (shih). Hartoi edhe një monografi dialektologjike “Le parlate albanesi di tipo Ghego orientale (Dardania e Macedonia nordocidentale)” Romë, 1942 (“Të folmet shqipe të tipit të gegërishtes lindore” (Dardania dhe Maqedonia veriperëndimore)”, në të cilën dha edhe disa tipare të përgjithshme të të folmeve të Kosovës e të Maqedonisë. Në vëllimin “Stratificazzione del lessico albanese” (1943, 1965), u botua një pjesë e kursit për gjuhën shqipe të mbajtur prej tij. / Marrë nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar/

Më Shumë

Totaj: Qeveria i ka marrë Komunës së Prizrenit 36 milionë euro në katër vjet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Komuna e Prizrenit ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë katër viteve të fundit, si pasojë...

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Lajmet e Fundit