42 vjet nga demonstrata studentore e 11 marsit

Sot bëhen 42 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia. /kp/

Më Shumë

Osmani nga Prizreni: Shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen

Në një tubim të madh me qytetarë në Prizren, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandat të dytë, Vjosa Osmani,...

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Lajmet e Fundit