Një pronë në Prizren shkakton sherr mes mërgimtarëve nga Suedia: Përfshihen gati gjithë familjarët

Një pronë ka shkaktuar probleme mes dy familjeve të mërgimtarëve nga Suedia në Prizren.

Lajmn e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Në një kanosje janë përfshirë bashkëshortja, djali e vajza nga një familje, me babën dhe vajzën nga familja tjetër.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

NJOFTIMI:

Njësitet policore pas pranimit të informatës për kanosje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat (babë e bijë) me shtetësi suedeze, të cilët kanë deklaruar se për çështje pronësore, përmes telefonit janë kanosur me vrasje nga të dyshuarit: bashkëshortja, djali e vajza po ashtu me shtetësi suedeze, të cilët kanë ardhur në Kosovë. Të dyshuarit sapo kanë arritur në ANP Adem Jashari, nga njësitë policore janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Lajmet e Fundit