8.4 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Shantazhoi dy adoleshente me video intime, arrestohet 27-vjeçari në Ballsh

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Mallakastrës pasi shantazhoi dy vajza të mitura me publikimin e video-ve dhe foto-ve të tyre intime.

27-vjeçari kërkoi nga adoleshentet para në kërkim të mos publikimit të materialeve personale.

I riu është arrestuar menjëherë pas kallëzimit të bërë në adresë të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Më Shumë

Lepenci mposht Drinin e Bardhë me dy gola

Lepenci ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Drini i Bardhë me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 26-të të Ligës së...

Aksidentohet rëndë një cisternë e naftës në dalje të Prizrenit – pamje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të ditës së sotme, në dalje të Prizrenit Një cisternë e naftës ka përfunduar...

Lajmet e Fundit