Ibrahimovic ftohet te Suedia për ndeshjet e marsit

Pavarësisht se është 41-vjeçar, sulmuesi i Milan-it, Zlatan Ibrahimovic, përsëri ka marrë ftesë nga kombëtarja e Suedisë.

Veterani kuqezi është grumbulluar nga trajneri Janne Andersson për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian, ku Suedia do të përballet me Belgjikën dhe Azerbajxhanin.

Të dy ndeshjet, kombëtarja e Suedisë do t’i zhvillojë në shtëpi, ku me 24 mars do ta presë Belgjikën, pastaj tre ditë më vonë edhe Azerbajxhanin.

 

Ditët e fundit trajneri i Sudeisë tha se Ibrahimovic ka një ndikim të madh në ekipin e tij edhe nëse nuk luan.

“Edhe nëse nuk e nis dot, mund të jepte shumë për sa i përket personalitetit dhe drejtimit”, ka thënë Andersson.

“Ne kemi qenë gjithmonë në kontakt edhe gjatë dëmtimit të tij. Tani ai është mirë dhe mund të japë kontributin e tij në fushë. Edhe për sa i përket personalitetit dhe përvojës, ai i shton shumë ekipit. Në këtë kuptim, ai është një lojtar unik”.

Kujtojmë që Ibrahimovic deri më tani numëron 121 ndeshje me kombëtaren suedeze, prej të cilave ka shënuar 62 gola.

Por, në këtë sezon, Ibra numëron vetëm 68 minuta të luajtura me Milan-in në tre ndeshje, pasi që ishte i lënduar.

Albanian Post

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit