7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Një hulumtim i ri pretendon se Leonardo da Vinçi ishte djali i një skllaveje

Leonardo da Vinçi ka qenë vetëm gjysmë italian, nëna e tij ishte një skllave nga Kaukazi, sipas një studimi të ri.

Prej kohësh, nëna e Da Vinçit ishte menduar një fshatare toskane. Por profesori i Universitetit të Napolit, Carlo Vecce, beson se e vërteta është më e ndërlikuar.

“Nëna e Leonardo-s ishte një skllave e marrë nga shtëpia e saj në malet e Kaukazit, e shitur dhe rishitur disa herë në Konstandinopojë, më pas në Venecia, përpara se të mbërrinte në Firence”, ka thënë ai.

Në qytetin italian, ajo takoi një noter të ri, Piero da Vinci dhe “djali i tyre quhej Leonardo”.

Gjetjet e Vecce-s, i cili ka shpenzuar dekada duke studiuar da Vinçin dhe duke kuruar veprat e tij, bazohen në arkivat e qytetit të Firences.

Çdo zbulim i ri rreth da Vinçit kontestohet ashpër nga bota e vogël e ekspertëve që e studiojnë atë, por Vecce këmbëngul se provat janë.

Ndër dokumentet që ai ka gjetur është një i shkruar nga vetë babai i da Vinçit, një dokument ligjor emancipimi për Caterina-n, “për të rimarrë lirinë dhe për të rimarrë dinjitetin e saj njerëzor”.

Ky dokument daton në vitin 1452 dhe u prezantua të martën në një konferencë shtypi në selinë e shtëpisë botuese Giunti në Firence.

Është shkruar nga “burri që e donte Caterina-n kur ajo ishte ende skllave, i cili i dha këtë fëmijë të quajtur Leonardo dhe që ishte edhe personi që ndihmoi për ta liruar”.

Sakaq, pohimi i profesorit ofron një ndryshim rrënjësor të perspektivës për da Vinçin, i cili besohej se ishte produkt i një lidhjeje midis Peter da Vinçit dhe një gruaje tjetër, fshatares së re toskane Caterina di Meo Lippi.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

I lindur në vitin 1452 në një fshat jashtë Firences, da Vinçi e kaloi jetën e tij duke udhëtuar nëpër Itali përpara se të vdiste në Amboise, Francë, në vitin 1519, në oborrin e mbretit Françesku 1.

Vecce beson se jeta e vështirë e nënës së tij pati ndikim në punën e djalit të saj brilant.

“Caterina i la Leonardo-s një trashëgimi të madhe, sigurisht shpirtin e lirisë, i cili frymëzon të gjithë punën e tij intelektuale”, ka theksuar profesori.

Da Vinci ishte një artist që zotëronte disa disiplina duke përfshirë skulpturën, vizatimin, muzikën dhe pikturën, por edhe inxhinierinë, anatominë, botanikën dhe arkitekturën.

Disa mund ta konsiderojnë idenë se ky mishërim i “njeriut të Rilindjes” ishte produkt i një bashkimi të tillë shumë të mirë për të qenë e vërtetë.

Por Paolo Galluzzi, një historian i da Vinçit dhe anëtar i akademisë shkencore prestigjioze Lincei në Romë, ka thënë se është “më bindëse”.

Ai ka theksuar cilësinë e dokumenteve të zbuluara nga kolegu i tij, duke shtuar se “duhet të mbetet një minimum dyshimi, sepse nuk mund të bëjmë një test ADN-je”.

Po ashtu Galluzzi ka thënë se ai nuk ishte i befasuar.

Periudha në të cilën lindi da Vinçi shënon edhe “fillimin e modernitetit, shkëmbimet midis njerëzve, kulturave dhe qytetërimeve që solli botën moderne”.

Marrë nga “AFP”, përshtatur për “Albanian Post”.

Më Shumë

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit