5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Dëmtohet Haaland, largohet nga grumbullimi me Norvegjinë

Sulmuesi më në formë në botë, Erling Haaland, ka pësuar një dëmtim gjatë grumbullimit me kombëtaren e Norvegjisë.

Sipas asaj që shkruan “Goal.com” norvegjezi është larguar nga kombëtarja e tij, por nuk është bërë e ditur shkala e lëndimit të tij.

Ky lajm sigurisht ngjall frikën te Manchester City, pasi që mund të mbesin pa bomberin e tyre në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit, kur ekipi i Guaridola-s është duke luftuar në tre fronte.

22-vjeçari ka qenë në formë mahnitëse për kampionët në fuqi të Premier League këtë sezon, me 42 gola të realizuar në të gjitha garat.

Ai kishte shpresuar ta mbante atë formë në fillimin e kualifikimeve për Euro 2024 me kombëtaren e tij, por tani do të mungojë në dy ndeshjet e para ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Kujtojmë që menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve kombëtare, City do t’i ketë dy ndeshje në Premier Leauge ndaj Liverpool-it dhe Southampton-it, e më pas do ta ketë duelin e rëndësishëm në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich-ut.Albanian Post 

Më Shumë

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Lajmet e Fundit