16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Conte shihet duke fluturuar drejt Italisë, këtë javë pritet shkarkimi i tij

Antonio Conte u pa teksa kthehej në Itali me një fluturim të “Ryanair” të hënën dhe raportet në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë se tekniku italian do të shkarkohet këtë javë.

Kontrata e Conte-s me Tottenham-in skadon këtë qershor, por raportet e fundit nga Anglia sugjerojnë se ish-mesfushori italian nuk do të zgjasë kaq gjatë në Londrën Veriore.

Sipas “The Telegraph”, Spurs “pritet të bien dakord për largimin e teknikut italian këtë javë”.

Gazetari konfirmon se Conte është kthyer në Itali, me 53-vjeçarin që u pa në një fluturim të “Ryanair” që po kthehej në Gadishull të hënën me videon që u bë virale në mediat sociale.

 

Conte fajësoi lojtarët e tij dhe klubin pas barazimit 3:3 kundër Southampton të shtunën në Premier Leauge.

“Mendoj se është më mirë të hyjmë në problemin, ne nuk jemi një ekip. Ne jemi 11 lojtarë që hyjmë në fushë. Unë shoh lojtarë egoistë, lojtarë që nuk duan të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe nuk e vënë zemrën e tyre”, tha ai.

 

“Ata nuk luajnë për diçka të rëndësishme. Ata nuk duan të luajnë nën presion, nuk duan të luajnë nën stres. Është e lehtë në këtë mënyrë. Historia e Tottenham-it është kjo për 20 vjet. Aty është pronari, por ata kurrë nuk fituan diçka. Pse?”

Conte u emërua trajner i londinezëve në nëntor të vitit 2021 dhe udhëhoqi Spurs në një top-katërshe në sezonin e kaluar.

Ai deri më tani ka fituar 41 ndeshje nga 76 të zhvilluara, por barazimi i fundit la ata me 49 pikë në vendin e katërt, por të rrezikuar nga Liverpool dhe Newcastle. Albanian Pos

Më Shumë

Lajmet e Fundit