FOTOT: Në radhë për ushqimin, pamje nga Turqia pas tërmetit shkatërrimtar

Tërmeti i 6 shkurtit ishte padyshim ndër më të fuqishmit ndonjëherë dhe me pasoja shkatërrimtare për Turqinë e Sirinë.

Gazetarët që kanë raportuar nga vendet ku çdo ndërtesë u shemb e mijëra njerëz mbetën nën rrënoja, kanë treguar me detaje si e kanë përjetuar këtë tragjedi.

Sipas rrëfimeve të tyre për mediat e huaja, fenomenet natyrore zmadhohen kur nuk ka mirëmenaxhim nga ana e shtetit. I vetmi ngushëllim, janë njerëzit që bashkohen nga mbarë bota për të ndihmuar, pa dallim klasor, gjeografik apo politik.

Tashmë po bëhen thuajse dy muaj që kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pranë qytetit turk të Gaziantep, i ndjekur nga dhjetëra pasgoditje të fuqishme.

Më shumë se 50,000 vdekje janë raportuar në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore. Përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit kanë përfunduar dhe puna për heqjen e rrënojave dhe prishjen e ndërtesave të dëmtuara ka filluar.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se 1.5 milionë njerëz mbetën të pastrehë nga tërmeti dhe grupet lokale, bamirësitë dhe agjencitë qeveritare po punojnë për t’u kujdesur për ta, duke ngritur qytete me tenda, duke ripërdorur makinat e trenave të pasagjerëve dhe duke hapur xhami dhe hotele.

Më Shumë

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Lajmet e Fundit