Dronët kamikazë të ushtrisë ukrainase shkatërrojnë dy sisteme raketore ruse Tor, Shërbimi Sekret i Kievit publikon pamjet

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka publikuar pamjet e një operacioni të suksesshëm në lindje të vendit, ku përmes dronëve kamikazë kanë arritur të shkatërrojnë dy sisteme raketore ruse të njohura si Tor.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin, kur sistemet raketore hidhen në erë nga dronët kamikazë të ushtrisë ukrainase që përplasen direkt në ta, transmeton Telegrafi.

E që nga fillimi i luftës, operatorët e dronëve të ushtrisë ukrainase kanë luajtur një rol të madh – duke arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave armike si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Madje shumë mediat ndërkombëtare kanë shkuar në Ukrainë për të realizuar storie të veçanta për ta, të cilët sa herët janë paraqitur para kamerave mbanin maska për arsye sigurie, dhe shumica prej tyre ishin studentë të fakultet teknik që para luftës merreshin me trajnime nga fusha e teknologjisë informative.

E Kievi ka arritur me mençuri që diturinë e tyre ta shfrytëzojë në këtë luftë, dhe për këtë tani konsiderohen aset i çmueshëm ‘shtetëror’.

Madje lokacionet e tyre mbeten shumë sekret, dhe pak njerëz nga rrethi i ngushtë i Shtabit të Përgjithshëm di për vendndodhjen e tyre. /Telegrafi/

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit