3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Avokati i Thaçit: UÇK nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste

Avokati thotë që Thaçi s’kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime lufte

Në Hagë ka nisur dita e dytë e gjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Avokat i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka mohuar të gjitha pretendimet e djeshme nga Prokuroria Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës hyrëse, Keohe ka thënë që Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime lufte, përcjell Klankosova.tv.

“ZPS-ja dëshiron që ju të besoni se kishte një strukturë kriminale, komanduese me kontroll efektiv. Kjo është shumë larg së vërtetës dhe dëshirojmë të ofrojmë faktet e asaj që ndodhën në terren, duke filluar me prezentimin fillestar të Hashim Thaçit dhe rolin e tij gjatë viteve 98-99. Thaçi ishte një aktivist, student që u kthye në Kosovë në mars të vitit 98 menjëherë pas vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari që është edhe pikënisja e kësaj periudhe që mbulohet nga kjo aktakuzë”.

“Motivi është shumë i rëndësishëm. Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime si një prej udhëheqëse të UÇK-së  e dinte se suksesi i Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, varej nga mbështetja e vendeve perëndimore sidomos nga SHBA-të”, ka thënë Keohe.


Gjyqi në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur punimet për ditën e dytë.

Në seancën e sotme në Hagë të Holandës do të jenë palët mbrojtëse që do t’i shpalosin argumentet e tyre, njofton KlanKosova.tv.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë nisur së gjykuari nga e hëna. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi është i pari që ka nisur shpalosjen e argumenteve dhe për këtë do t’i ketë në dispozicion tri orë.

Më Shumë

Aksion i FPSRK-së në rajonin e Prizrenit, hapen tri kallëzime penale për peshkim ilegal

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksione në terren në disa zona të rajonit të Prizrenit, me qëllim luftimin...

La Liga, Mallorca dhe FFK urojnë Vedat Muriqin për ditëlindje

La Liga, RCD Mallorca dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë uruar ditëlindjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili sot feston 32-vjetorin. La...

Lajmet e Fundit