3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Luiz Ejlli ua rikujton banorëve: E mbani mend si më keni bullizuar në fillim, unë rrija vetëm qaja

Luiz Ejlli tashmë është shndërruar në një fenomen dhe personazh shumë i pëlqyer në Big Brother VIP Albania.

Me hyrjen e katër banorëve të eliminuar janë rikthyer edhe disa gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën.

Në një bisedë në oborr me Ronaldo Sharkën, artisti shkodran ia rikujtoi atij se si në fillim e bullizuan të gjithë shtëpia.

“A e mbani mend që me keni bullizuar e gjithë shtëpia kur kam ardhur, që jeni tallur me mua? Më thoshin provincial, e gjithë shtëpia çfarë keni qenë në shtëpi. Më linit si gjynah, unë duke qarë”, i tha Luizi, Ronaldos.

Në një bisedë tjetër me Kiarën, ai shtoi: “Ju më keni bullizuar të gjithë, ditën e parë që kam ardhur në shtëpi. Keni thënë, erdhi ky që nuk di të flas”.

Për mënyrën se si konkurrentët e tjerë komunikuan me Luizin, e qeshnin dhe tallnin me të, asokohe pati reagime të shumta edhe në rrjet. /Telegrafi/

 

Më Shumë

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.900 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Prizreni dhe Shqipëria drejt bashkëpunimit në bujqësi: Drejtori Kadriaj e fton ministrin Salla për vizitë zyrtare

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, po përfaqëson Komunën në edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”, i...

Lajmet e Fundit