Policia italiane arreston 4 persona për vjedhjen e orës së Leclerc

Policia italiane ka arrestuar katër persona të kërkuar në lidhje me vjedhjen e një ore luksoze nga piloti i Ferrari-t në Formula 1, Charles Leclerc vitin e kaluar.

Përmes një komunikate, policia ka bërë me dije se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve kanë gjetur dy “orë me vlerë, prejardhja e të cilave do të hetohet më tej”.

Leclerc, i cili është nga Monte Carlo, iu vodh ora ekskluzive Richard Mille nga kyçi i dorës në vendpushimin bregdetar italian të Viareggio prillin e kaluar.

Vjedhja ndodhi kur drejtuesit të Formula 1 iu afruan dy persona të veshur me helmeta motorrike, të cilët i kërkuan një selfie.

Sakaq, një burim hetimor për “Reuters” ka thënë se nuk ishte ende e mundur të thuhet nëse ndonjëra nga orët e gjetura ishte ajo e vjedhur nga Leclerc. Albanian Post

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit