Çeku: Sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se Kampioni Evropian i xhudos që do të organizohet në Prishtinë do të sjell promovim dhe të mira për vendin tonë.

Çeku potencoi se në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës, transmeton Klankosova.tv.

“Angazhimi dhe investimi i vazhdueshëm në sport po sjell rezultate. Kosova për herë të parë do ta organizojë kampionatin europian të xhudos “European Championships Open”.

“Në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës. Një ngjarje ndërkombëtare sportive që do të sjell promovim dhe të mira të tjera për vendin tonë”, shkroi Çeku.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit