Malishevë/ Ndalim 48 orësh për nipin që dyshohet se vrau axhën

Me vendim të prokurorit, shtetasit B.B, të dyshuar për vrasjen e axhës së tij në Kijevë të Malishevës,i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqes kërkesën e masës së paraburgimit.

Kjo për faktin se vepra për të cilën ngarkohet i dyshuari është klasifikuar si “vrasje e rëndë”.

Në Kijevë, dyshohet se nipi vrau axhën

Në Kijevë të Malishevës, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vrasje.

Dyshohet se nipi e ka vrarë axhën e tij.  Motivet që kanë çuar në këtë akt të rëndë ende nuk dihen, ndonëse jozyrtarisht pretendohet të jenë disa probleme pronësore.

Sidoqoftë, banorët e këtij fshati kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar që i dyshuari dhe viktima të kenë pasur mosmarrëveshje të tilla.

Sidoqoftë, policia është duke kryer hetimet, ndonëse edhe më tej nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare në lidhje me rastin.RTK

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit