16.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

“Ec Ma ndryshe” kërkon të ruhet vlerësimi i MSN-së për qytetin e Prizrenit

Prizren ura e guritFillimi i vitit 2014, solli  një lajm të mirë dhe pak më ndryshe se herave të tjera për Prizrenin. Në listën e vendeve më të mrekullueshme të botës të shpallur nga MSN-i për vitin 2013, qyteti i Prizrenit gjendet në vendin e 9-të ndër vendet më të bukura në botë.

“Lumi Lumbardhi rrjedh nën urën 500-vjeçare të gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë”, kështu e përshkruan MSN, qytetin e Prizrenit.

Organizata Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”, vlerëson lartë rënditjen e qytetit të Prizrenit nga MSN, në mesin e qyteteve më të mira në botë.
Elmmedina Baxhaku thotë se hyrja e qytetit të Prizrenit, në mesin e vendeve më të mira në botë,ishte një lajm i mirë jo vetëm për qytetarët e këtij qyteti, por për gjithë Kosovën.

“Ishte një lajm i mirë për të gjithë”.

Baxhaku thotë se sfida kryesore e vitit 2014, për të gjitha institucionet lokale dhe qendërore mbetet ruajtja e trashëgimisë kulturore të Prizrenit.

”Institucionet lokale, por edhe ato qendrore duhet të angazhohen që trashigimia kulturore e Prizrenit të ruhet dhe të mos lejohet të degradohet”.
Sipas saj, fatkeqësisht shumë objekte të trashigimisë kulturore për shkak moskujdesit të institucioneve janë shkatërruar.

“Organizata ‘EC MA Ndryshe’ gjatë vitit të kaluar ka mbledhur nënshkrimet e qytetarëve kundër degradimit të qytetit. Ky peticion shumë shpejt do t’i dorëzohet kryetarit të Komunës së Prizrenit”.

Ajo premton se “Ec Ma Ndryshe” edhe gjatë këtij viti, do të angazhohen për të mbrojtur vlerat të cilat qytetin e Prizrenit e kanë rënditur në mesin e vendeve më të mira në botë./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur pas humbjes së Kosovës...

Lajmet e Fundit