3.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

“Kosovarët më pro amerikan se vetë amerikanët”

Kosove-ShBA-flamuriNjëri ndër amerikanët që ka njohur Kosovën është edhe ish ligjdhënësi i shtetit Iowa, Steve Warnstadt, i cili për një vit të qëndrimit në Kosovë ka krijuar përshtypjen se ‘populli dhe Qeveria e Kosovës janë jashtëzakonisht pro amerikane’. Warnstadt, një kolonel në kuadër të NATO-së shërbeu në Kosovë si këshilltar i Forcës së Sigurisë.

“Në sondazhet e parvjetshme të Gallup-it në mbi 100 vende rreth mbështetjes së politikave amerikane, Kosova ka një vlerësim të aprovimit 88 për qind e politikave amerikane. Është ky një nivel i mbështetjes që sigurisht duhet të jetë më i lartë se sa në mesin e amerikanëve”, thotë Warnstadt për RTK-në dhe nënvizon se derisa ecën në Prishtinë ‘është një gjë e zakonshme të vëzhgosh flamurin amerikan të valojë po aq shpesh sa edhe flamuri i Kosovës.

Ai këtu përmend Boulevardin Bill Clinton dyqanin ”Hillary,” rrugën Bob Dole, rrugën tjetër George W. Bush, emrat e rrugëve dhe shesheve, Madeline Albright dhe Wesley Clark. Kolonel Warnstadt më tej shkruan se Garda Kombëtare e Iowa-së dhe FSK e Kosovës janë të lidhura në Programin e Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare, një program i hartuar në fund të Luftës së Ftohtë për të ndihmuar vendet e Evropës Lindore gjatë kalimit në demokraci.

“Partneriteti Iowa-së është i veçantë, sepse ai po ndihmon Kosovën për të ndërtuar profesionalizimin e forcave të saja të sigurisë dhe është i njohur si një nga programet më aktive dhe më të fuqishme të partneriteteve shtetërore”.

Warnstadt thekson më tej se Kosova ‘përballet me një numër sfidash ku të ardhurat për kokë banori janë më e ultat në Evropë; ku vendi ka moshën më të re mesatare dhe një nga shkallët më të larta të papunësisë. Mungesa e perspektivës ka ndikuar që shumë të rinj të largohen duke i krijuar mungesën e disa prej talenteve të saj më të mirë.

“Përkundër këtyre vështirësive, shumica e kosovarëve janë optimist për të ardhmen dhe i shikojnë Shtetet e Bashkuara si një model në përballjen me sfidat e tyre”, shkruan ndër të tjera në gazetën ”Sioux City Journal”, koloneli Steve Warnstadt.

Më Shumë

Kurti: E kemi shpëtuar trashëgiminë kulturore e historike që po degradohej

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë postimin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka renditur projektet e përfunduara gjatë këtij...

Shtyhet rigjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit

Në mungesë të pesë dëshmitarëve, ka dështuar seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku Nijazi Kryeziu akuzohet se në...

Lajmet e Fundit