2.5 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

“Loyola-Gymnasium” shënon datëlindjen e 18-të

Me një program të pasur kulturo-artistik, ALG “Loyola-Gymnasium” sot ka festuar 18-vjetorin e themelimit, me një aktivitet të larmishëm, i njohur si Dita e Dyerve të Hapura.

Në fillim, të pranishmëve u kanë uruar mirëseardhje u.d. drejtoresha ekzekutive e ALG “Loyola-Gymnasium”, M. Lindita Spaqi, drejtori i “Loyola-Gymnasium”, z. Enver Sulaj dhe kryetari i Bordit të ALG-së, dr. z. Mattias Czech, ndërsa fjalë rasti kanë mbajtur Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jorn Rohde, drejtoresha e DKA-së në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe vikari gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, don Shan Zefi.

Programi qendror është shfaqur para të pranishmëve të shumtë në amfiteatrin e shkollës, ku përveç të ftuarve dhe mysafirëve të shumtë nga Kosova, kishte edhe të ftuar, mbështetës të ALG-së dhe nxënës e kolegë mësimdhënës nga Gjermania.

Dita e Dyerve të Hapura ka vijuar nëpër të gjitha hapësirat tjera të kampusit të “Loyola-Gymnasium”, ku janë janë zhvilluar aktivitete sportive, janë hapur ekspozita me punime në pikturë e punime artizanale, janë shfaqur materiale filmike nga veprimtaritë në shkollë, eksperimente në laboratore etj.

https://fb.watch/kd70V_B6B7/

Më Shumë

P.C Prizreni në finale

Proton Cable Prizreni siguroi biletën për finalen e Final 8 Kupës së Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Prizrenasit në gjysmëfinale fituan ndaj Istogut...

Nikqi rikthen buzëqeshjen, Liria fiton pas eliminimit nga Kupa

Pas zhgënjimit në Kupën e Kosovës, ku u eliminua në debutimin e trajnerit të ri Ismet Munishi, Liria e Prizrenit është rikthyer te fitorja në...

Pa pranga

Lajmet e Fundit