Zbulohet motivi i mundshëm i adoleshentit që vrau tetë nxënës dhe plagosi disa të tjerë në një shkollë fillore në Beograd

Nxënësi Kosta K. (14) ka hyrë sot në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit dhe ka vrarë tetë persona, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Sipas disa informacioneve, ai vrau të paktën tetë persona.

Siç shihet në të dhënat e shkollës, Kosta K. mori pjesë në shumë gara shkollore.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e gjitha që ndodhi sot supozohet se ka nisur pikërisht për inatin e tij ndaj mësuesit të historisë, në klasën e së cilës ka hyrë mëngjesin e sotëm dhe ka nisur të qëllojë.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës tetë, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë rastësisht. Dyshohet se shumica e të vdekurve ishin në klasën ku mbahej mësimi i historisë.

Siç kanë deklaruar nxënësit për Index.hr, sulmuesi vitin e kaluar ishte në klasën e gjashtë dhe ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët e tij.

Në klasën e shtatë, ai u transferua në një klasë tjetër, ku ishte gjithashtu viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit