24 vjet nga vrasja e akademikut Fehmi Agani

Sot shënohet 24-vjetori i vrasjes së Fehmi Aganit, një prej figurave më të rëndësishme politike dhe intelektuale në historinë e Kosovës.

Agani ishte akademik e intelektual i shquar dhe një politikan tejet i aftë. Ai ishte nënkryetar i LDK-së për shumë vjet, teksa me qëndrimet e tij argumentoi të drejtën e Kosovës për liri e pavarësi para faktorit ndërkombëtar.

Agani u vra në 6 maj të vitit 1999 nga forcat pushtuese serbe, gjatë kohës së luftës në Kosovë. Agani, së bashku me familjen e tij, kishte tentuar të largohej nga Kosova me tren, në periudhën e dëbimeve të popullit shqiptar nga forcat serbe. Në kufirin me Maqedoninë, treni ishte kthyer mbrapsht dhe diku afër Fushë-Kosovës, policia serbe ka ndaluar trenin dhe ka urdhëruar të zbrisnin të gjithë, me ç’rast Agani është vrarë. Të nesërmen, kufoma e tij është gjetur buzë një rruge afër Lipjanit. Për nder të tij, është ngritur një shtatore në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

Më Shumë

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht...

Lajmet e Fundit