Erdogan mban tubim në Stamboll, pretendon se iu mblodhën 1 milion e 700 mijë njerëz

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan ka mbajtur sot tubimin e tij në Stamboll në kuadër të fushatës zgjedhore.

Në këtë tubim është parë një pjesëmarrje masive e përkrahësve të tij, e që sipas Erdoganit para tij në këtë tubim po qëndronin 1 milion e 700 mijë njerëz, shkruan gazeta turke “Hurriyet”, transmeton Express.

Ai ka thënë se më 14 maj dikush do të shkojë në pension.

“Stambolli po bërtet sot, dhe do të dërgojmë dikë në pension më 14 maj. Sipas shifrave zyrtare, 1 milion e 700 mijë njerëz janë mbledhur në tubim”, citohet të ketë thënë Erdogan./GazetaExpress/

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit