10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Përmbyllet festivali “Hasi Jehon”

PËRMBYLLET SUKSESSHËM EDICIONI I 34- të I FESTIVALIT FOLKLORIK “HASI JEHON”

Për tre netë rresht në Gjonaj të Hasit është mbajtur edicioni i 34-të i festivalit tradicional folklorik “ Hasi jehon 2023”, pjesë e të cilit ishin rreth 30 Ansamble të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Mbrëmja finale sikurse edhe dy netët e tjera, është përcjellë nga një numër i madh shikuesish.

Drejtori i festivalit, Haziz Hodaj, tha se këtë vit e kemi patur shumë të vështirë organizimin, pasi skenës i mungonte, Besnik Osmanollaj, i cili në moshë të re pak para mbajtjes së festivalit, është ndarë nga jeta.

Përkundër dhumbjes, SHKA “ Malësori” ka treguar edhe një herë se mund të organizoj suksesshëm këtë festival, i cili i dedikohet ruajtjes së vlerave më autentike të folklorit burimor, si një thesar i çmuar kombëtar, për të cilen gjë edhe jemi listuar nga MKRS në listën e aseteve të trashëgimisë kulturore.

Anëtari i jurisë profesionale, prof. Arsim Canolli, tha se juria është ndarë e kenaqur me performansën e trupave artistike, ndërsa falë kritereve të reja, ky festival po bëhet edhe më i suksesshëm. Vallja më e mirë e këtij edicioni, u shpall ajo e performuar nga AKV “ Shqiponja” nga Shkupi.

Udhëheqësi i saj, Fevzi Ebipi, tha se ëshë nder dhe privilegj që ne u nderuam me këtë çmim, në një konkurrencë tejet të forte.

Fitues i çmimit “ Malësorja”, është shpallur SHKA “Deçani”, kurse çmimin “ Malësori” AKV “ Mati” Burrel. Çmimi “ Lahuta”, i është ndarë SHKA “Duflla” Raqë- Saraj. “ Hasi jehon”, u dëshmua edhe një herë si festival i mirëfilltë i folklorit dhe etnologjisë shqiptare.TV Prizreni

Më Shumë

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit