Një javë pasi trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson tha se ai pret që klubet kryesore të vijnë duke kërkuar lojtarin, Michael Olise, ka dalë se një nga më të mëdhenj të Evropës e ka nën vëzhgim.
Sulmuesi 21-vjeçar, i cili ka dy gola dhe nëntë asistime në 34 paraqitje në Premier League këtë sezon, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Palace, veçanërisht javët e fundit.
Si rezultat i formës së tij të shkëlqyer, kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain thuhet se po shikojnë Olise, teksa përgatiten për ekipin pa një nga lojtarët e tyre kryesorë, Lionel Messi.
Messi pritet të largohet nga “Parc des Prince” kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, me argjentinasin që lidhet shumë me një lëvizje në Arabinë Saudite.
Sigurisht, është pothuajse e pamundur të zëvendësohet një fitues shtatë herë i Topit të Artë, por sipas “Daily Mail”, PSG po kërkon të “rekrutojë lojtarë të rinj francezë”.
Olise, i cili ka bërë katër paraqitje për skuadrën e Francës U21, thuhet se është një nga ata lojtarë në radarin e klubit pasi ata kërkojnë të sjellin një qendërmbrojtës, mesfushor, sulmues dhe dy anësorë.
Palace nënshkroi Olise nga skuadra e Championship Reading në verën e vitit 2021 për 8 milionë paund të raportuara.
Nëse PSG-ja ndjek interesin e tyre me një ofertë, pritet që të paguhet një shumë e majme. Thuhet se skuadra e Premier League synon një tarifë prej rreth 60-70 milionë paund.
Albanian Post