Zyrtare/ Trajneri i njohur argjentinas merr drejtimin e Uruguait

Marcelo Bielsa iu rikthehet profesionit të trajnerit, të cilin nuk e ushtronte që nga 28 shkurti i vitit të kaluar.

Trajneri argjentinas ka firmosur zyrtarisht marrëveshjen me Federatën Uruguaiane, për të marrë drejtimin e skuadrës përfaqësuese.

Uruguai drejtohej nga trajneri i përkohshëm Marcelo Broli, i cili mori vendin e Diego Alonso-s, i larguar pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Kupën e Botës në Katar.

Kandidatët për stolin e Uruguait ishin të shumtë, megjithatë drejtuesit e federatës kanë zgjedhur “El Loco”-n, i cili në të shkuarën ka bërë mjaft mirë edhe në përfaqësuese si Argjentina dhe Kili.

Bielsa ishte i papunë që prej shkarkimit nga Leeds United më 27 shkurt të vitit të kaluar.

Palët kishin nisur negociatat prej javësh, megjithatë zyrtarizimi erdhi vetëm tani, me Bielsa-n që është gati për një tjetër aventurë.

Përveç klubeve dhe kombëtareve të lartcekura, Bielsa ka drejtuar edhe Athletic Bilbao-n, Espanyol-in, Marseille-n, Lille-n etj.Albanian Post

Më Shumë

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit