32.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Erdogan: Aleanca e Popullit ka filluar përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se Aleanca e Popullit e udhëhequr nga ai ka filluar përgatitjet për votimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 28 majit.

“Vullneti i shfaqur në kutinë e votimit është i shenjtë. Si aleancë, ne menjëherë filluam përgatitjet për 28 maj. Sot, unë zhvillova takimet e mia me të gjithë liderët (partiakë)”, tha presidenti Erdo?an gjatë transmetimit të tij të parë drejtpërdrejt me ‘CNN Turk’ dhe ‘Kanal D’, pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të së dielës së kaluar.

Të dielën, miliona votues u drejtuan në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit dhe anëtarët e parlamentit prej 600 vendesh, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Aleanca e Popullit e presidentit Erdogan fitoi shumicën në parlament, ndërsa gara presidenciale do të shkojë në raundin e dytë më 28 maj.

Në raundin e parë të mbajtur më 14 maj, asnjë kandidat nuk fitoi një shumicë të plotë, megjithëse presidenti aktual, Erdo?an, kryesoi.

Erdogan në raundin e dytë do të përballet me kreun e opozitës më të madhe, Kemal K?l?çdaroglu, kandidatin e përbashkët të Aleancës Kombëtare të përbërë nga gjashtë parti opozitare.

“Do të doja të falënderoj qytetarët e mi për pjesëmarrjen rekord. Ne patën një festë të madhe të demokracisë që i ka hije Türkiyes. Ajo mund të jetë unike në botë. Pjesëmarrja ishte rreth 90 për qind”, tha Erdo?an, duke shtuar se ai pret pjesëmarrje të lartë edhe në raundin e dytë.

Ai shtoi se është e nevojshme të shfrytëzohen mirë 12 ditët e ardhshme.

“Unë do të vizitoj një pjesë të zonës së goditur nga tërmeti këtë fundjavë. Nuk po mendoj të mbaj mitingje, por mund të bëjmë takime në zonën e tërmetit”, tha ai.

Më Shumë

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit