Surroi kundër ministrit Çeku: Gjokoviqi ka të drejtë t’i pagëzojë fëmijët e tij në Kosovë

Pas reagimeve të shumta nga mediat e ndryshme si dhe kishave ortodokse serbe në Kosovë ka reaguar edhe publicisti i njohur, Veton Surroi.

Surroi i ka dhënë të drejtë Gjokoviqit për shprehjen e dëshirës së tij, duke e bërë të ditur se është e drejtë e gjithsecilit se ku do t’i pagëzojë fëmijët e vet.

“Çdokush ka të drejtë t’i pagëzojë fëmijët e tij/saj në kishat e Kosovës. Është e drejta e Gjokoviqit për të zgjedhur kur dhe ku. Le të ndihet në pagëzimin e fëmijëve të tij fryma e Mateut 22:39: “Duaje të afërmin tënd si veten tënde”, thuhet në reagimin e Surroit.

 

Lidhur me deklaratën e ministrit Çeku kishte reaguar edhe Kisha Ortodokse Serbe, përmes llogarisë në Twitter të Manastirit të Deçanit.

“Lusim Zotin që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me të drejtën e lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve dhe liritë fetare të të gjithëve sepse nuk ka arsye ligjore për ndalimin e hyrjes së z. Gjokoviq, i cili vlerësohet si sportist me famë botërore edhe nga shumë shqiptarë të Kosovës”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e përbashkët të Dioqezës Ortodokse serbe në Kosovë.

 

Përpos dëshirës për pagëzimin e fëmijëve të tij, Gjokoviq mes të tjerash kishte deklaruar se Kosova është zemra e Serbisë dhe ajo njihet si e tillë nga serbët.

“Nuk dua të merrem me politikë, por për çdo serb, Kosova është zemra, është qendra e kulturës, e identitetit, e traditës, e besimit tonë”, kishte deklaruar Gjokoviqi.

Tenisti serb njihet për deklaratat e tij shoviniste e kundërthënëse ndaj Kosovës.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit