8.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Inzaghi do të jetë trajner i Interit edhe sezonin e ardhshëm

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë Simone Inzaghit.

Ai ka thënë se Inzaghi do të jetë 100% në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Më herët gjatë sezonit, kishte pasur zëra të fortë se trajneri italian do të largohej në fund të sezonit 2022/23, pas një ecurie zhgënjyese në Serie A.

Megjithatë, në muajt e fundit, Inzaghi ka kthyer rezultatet pozitive, duke i ngritur “Nerazzurrët” përsëri në katër pozitat e para në tabelën e Serie A.

Ai gjithashtu udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit për në finale të Ligës së Kampionëve, si dhe në finalen e Kupës së Italisë.

Kaq mbresëlënës ka qenë kthesa e sezonit të Interit, saqë hierarkia e klubit ka ndryshuar plotësisht qëndrimin e tyre për të ardhmen e trajnerit të tyre, edhe pse Marotta pretendon se nuk kishte pasur kurrë asnjë dyshim mbi aftësitë e 47-vjeçarit.

Duke folur për “Rai Italia”, Marotta i dha Inzaghit mbështetjen e tij të plotë, duke këmbëngulur: “Këtë vit nuk kemi menduar kurrë, as për një sekondë, të zëvendësojmë Inzaghin”.

“Ai arriti të forcojë pozicionin e tij falë paraqitjeve të ekipit që janë rezultat i drejtimit të tij teknik. Shanset që Inzaghi të qëndrojë, e shprehur në përqindje, janë 100%. Ai është dhe do të jetë trajneri ynë sërish vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Marotta.

Simone Inzaghi me Interin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Më Shumë

Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha...

Kontrolle të shtuara ndaj transportuesve në Prizren, gjoba deri në 600 euro

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka...

Lajmet e Fundit