Hajnat vjedhin stoli ari në Prizren

Hajnat kanë arritur të vjedhin të gjitha stolitë në një  shtëpi në rrugën  “Haxhi Krasniqi” në Prizren.

Ata kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë, duke e thyer derën dhe më pas kanë demoluar dhomat, prej ku kanë arritur që të vjedhin rreth pesë kilogramë stoli të argjendit.

 

 

Bazuar në dëshminë e pronares që ka denoncuar rastin në Polici, vjedhja mund të jetë kryer në muajt e fundit, pasi askush nuk ka banuar aty që prej fillimit të këtij viti.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit