Zgjedhjet në Turqi, Erdogan drejt fitores

Në Turqi është duke përfunduar numërimi i votave në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale ku u ballafaquan presidenti i tanishëm, Recep Tayyip Erdogan dhe kandidati opozitar Kemal Këllëçdarollu.

 

Edhe pse, këto kanë qenë zgjedhjet më sfiduese për Erdoganin deri me tani, pas hapjes së më shumë se 90 për qind të kutive të votimit , dukët se Erdogan ka siguruar edhe një mandat si kryetar i shtetit turk.

Edhe pse, shifrat që vijnë nga agjencitë e lajmeve ndryshojnë, të gjitha i japin Erdoganit përparësi prej 50.2 deri në 55 për qind të votave përderisa komisioni qendror zgjedhor, në njoftimin e vetëm zyrtar deri me tani, tha se Erdoan ka fituar 54.4 ndërsa Këllëçdarollu pak më shumë se 45% të votave të hedhura.

Megjithatë, përfaqësuesit opozitar ende nuk janë të gatshëm të pranojnë humbjen dhe thonë se rezultati nuk do të dihet përderisa nuk numërohet edhe vota e fundit- opozita shpreson se votat nga Stambolli dhe Ankaraja, të cilat numërohen të fundit, do të mund të ndryshojnë gjendjen. ata cekin edhe se në raundin e parë, fillimisht besohej se Erdogan do të fiton mbi 55 për qind të votave por, epërsia e tij ra dukshëm pas numërimit të votave nga dy qytetet më të mëdha turke.

Por, shpresat e opozitës tani dukën jo-ekzistuese përderisa Erdoan tanimë ka filluar të pranon urime nga udhëheqësit Rajonal.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit