Rama premton pushime unike pas jehonës së CNN-it për turizmin në Shqipëri

Media prestigjioze amerikane “CNN” e ka renditur Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama e ka shpërndarë artikullin duke theksuar se Shqipëria është destinacioni i turizmit të qëndrueshëm.

“Shqipëria një perlë mesdhetare dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023”, shkruan Rama.

“CNN” ka publikuar një foto nga qyteti historik i Krujës, teksa e cilëson Shqipërinë si një perlë të Mesdheut.

Po ashtu e rendit mes vendeve si Spanja, Austria, Tailanda, Peruja, Malta apo Italia.

“Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia”, thuhet në artikull.

“Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të paprekura; Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, vijon “CNN”.

Ky sezon veror, referuar shkrimit, do të jetë një sukses i madh udhëtimesh në mbarë botën.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit