Rrëfimi i pasagjerit që ishte ulur pranë derës emergjente të aeroplanit, të cilën e hapi një burrë gjatë fluturimit në Korenë e Jugut

Pasagjeri që ishte ulur pranë burrit gjatë fluturimit me aeroplan për në Korenë e Jugut i cili hapi derën emergjente, thotë se ishte tmerruar dhe vazhdimisht mendonte se do të vdesë derisa era e fortë futej në kakbinë dhe frymëmarrja po vështirësohej.

Lee Yoon-Joon e përshkroi momentin, kur burri hapi derën pa ndonjë mjet në aeroplan, transmeton Telegrafi.

“A do të vesë”, kujton ai momenti kur dera e aeroplanit u hap derisa po fluturonte.

Lee shihet në videon që po qarkullon në masë të madhe – ku dera e hapur i kishte krijuar atij probleme në frymëmarrje derisa fluturakja ishte në ajër.

Ai shihet i veshur me pantallona të kuq dhe i kapluar nga emocioni derisa fytyrën ia “rrihte” era e fortë.

Në momentin kur u hap dera, aeroplani po fluturonte në mbi 200 metra lartësi dhe piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente.

Kapiteni Sully Sullenberger që u bë i njohur me aterrimin e aeroplanit në lumin Hudson, pasi kishte humbur të dy motorët e fluturakes, tha për ABC se bazuar në shpejtësinë me të cilën po lëvizte aeroplani, pasagjerët janë ballafaquar me erëra të forta – ekuivalente me ato të uraganit të kategorisë së pestë.

E si preventivë, Asiana Airlines ka ndaluar uljen e pasagjerëve pranë derës emergjente, me qëllim që të mos ndodhin raste të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit