“Pep Guardiola prezantoi rregullat e seksit për lojtarët e tij në mënyrë që të parandalojë lëndimet e muskujve”, ka thënë ish-futbollisti i Manchester City-t, Samir Nasri.
Guardiola është i njohur për të qenë i përpiktë në metodat e tij dhe vëmendjen në çdo detaj.
Dhe sipas Nasri-t, i cili punoi me Guardiola-n për një kohë të shkurtër në Manchester City, katalanasi iu tha skuadrës së tij se “duhet të bënin seks para mesnatës”.
Mendimi i tij ishte se ata do të bënin një gjumë të mirë gjatë natës, me urdhrin që ishte ende i zbatueshëm edhe kur nuk kishte lojë apo stërvitje të nesërmen.
Sipas Nasri-t, Guardiola përmendi Lionel Messi-n dhe Robert Lewandowski-n si shembuj të lojtarëve që përfituan nga kjo “recetë” e tij, ndërsa muskujt e tyre u përmirësuan.
“Për të, aktiviteti seksual i lojtarëve të tij duhet të bëhet para mesnatës në mënyrë që të ketë një gjumë të mirë natën – edhe nëse ata janë të lirë nesër”, tha Nasri për “L’Equipe”.
“Ai [Guardiola] tha se ia vendosi këtë rregull Messi-t dhe muskujt e tij u përmirësuan që atëherë”.
“Ai na tha se kjo ishte mënyra se si ai arriti të nxirrte më të mirën edhe nga Lewandowski dhe që ata të shmangnin lëndimet muskulare”, shtoi Nasri.
“Ai nuk do t’ju ‘ngacmojë’, por do të bëjë gjithçka për t’ju bërë që të përparoni, për t’ju bërë të dini se si të pozicionoheni dhe si të luani”.
Nasri luajti vetëm një herë për Guardiola-n në sezonin e tij të parë në City përpara se të huazohej te Sevilla.
Kjo erdhi pavarësisht se francezi pretendoi se ish-trajneri i Bayern Munichut e vlerësoi atë dhe donte të qëndronte, por nuk mund t’i ofronte një vend në ekipin e parë.
Megjithatë, Guardiola ishte pyetur për këtë gjë në vitin 2016, por ai tha se ishte pro që lojtarët të bënin seks me partneret e tyre.
“Është e pamundur të luash futboll të mirë nëse nuk bën seks të mirë me partnerin”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp.
“Nuk është e mundur. Unë kurrë nuk kam bërë një ndalim. Ata duhet ta bëjnë këtë dhe sa më shumë ta bëjnë, bëhen lojtarë më të mirë”, kishte thënë Guardiola.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post